Home Aktualitet “Koalicionet nuk preken”, Paloka: Nuk do lejojmë prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit

“Koalicionet nuk preken”, Paloka: Nuk do lejojmë prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit

nga Editor

Partia Demorkatike, do të rikthehet nëshill Politik për të diskutuar për reformën zgjedhore. Nëkryetari demorkat Edi Paloka, tha se opozita jashtëparlmentare mund të japëkonsensus për hapjen e pjesshme të listave, por kurrë nuk do të prano heqjen e kolaicioneve.

Nëkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se opozita mund të pranojë diskutimin për listat e hapura, por kurrësesi nuk mund të pranojë prekjen e koalicioneve.

PalokaNë marrëveshjen e 5 qershorit është më se e qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë dhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë preket atëherë është pridhur marrëveshja.

Paloka, tha se PD është e hapur të shkojë edhe tek propozimi  i socialistëve për hapje të pjeshsme të listave.

Paloka: Kemi propozuar hapjen 100 përqind megjithatë jemi të hapur për të biseduar për këtë çështje.

Ndërkohe në selinë blu vazhdon procesi i filtirmit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkishë.

Edi Paloka, tha se paralelisht me ketë proces deri në mesin e muajit, PD do të ketë gati edhe emrat e drejtuesve poltikë në qarqe.

Paloka: Është një proces që mbyllet brenda mesit të shtatorit dhe në bazë të rezultatit do të ecim dhe me pjesën tjetër të fillimit të fushatës zgjedhore.

Nëkryetari demorkat është i sigurt në rezultat pozitiv në zgjehdjet e ardhshme, ndërsa tha se emrat që Rama delegoi një ditë më parë janë dëshmi se PS nuk shkeputet dot nga abuzuesit.

Lajme te ngjashme