Home Aktualitet Marrëveshja e detit/ Presidenti Meta: Kujdes me deklaratat, mund të përdoren kundër Shqipërisë

Marrëveshja e detit/ Presidenti Meta: Kujdes me deklaratat, mund të përdoren kundër Shqipërisë

nga Editor

Në një prononcim për gazetarët pas Konferencës Shkencore ”Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”, Presidenti Ilir Meta tha se politikanët shqiptarë duhet të bëjnë kujdes me deklaratat sa i përket marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë.

Duke thënë se vetë ai ka mbajtur gjithmonë një qëndrim të përgjegjshëm dhe kushtetues në lidhje me këtë çështje, Presidenti u shpreh ‘‘I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre, sidomos në publik, që, qoftë edhe pa dashje, të mos bëjnë deklarata që nesër mund të përdoren kundër Shqipërisë nga kushdo”.

Lajme te ngjashme