Sot derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani në betejën e parë për këtë sezon

Read Time:1 Minute, 0 Second

Kryeqyteti sot do të presë derbin, që është i pari për këtë sezon. Tirana dhe Partizani, dy skuadrat emblemë të qytytet do të kërkojnë sot fitoren në stadiumin “Stelman Stërmasi”. Sipas të dhënave të deritanishme stadiumi do të jetë plot, pasi të dy grupet e tifozvë do jenë aty për të mbështetur ekipet e tyre të zemrës. Partizani këtë vit është me probleme, pasi skuadra nuk po gjen fitoret si në sezonin e kaluar ku u shpall dhe kampion. Ndërsa nga ana tjetër Tirana mban vendin e parë, duke gjetur kështu dhe formulën e sukesit. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar dhe arbitrat e kësaj ndeshje, që mësohet se do jenë: Kridens Meta, Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi. Disenjatori Sokol Jareci ia ka besuar sërish derbin gjyqtarit të njohur të kampionatit shqiptar dhe më me eksperiencë, Metës. Ky i fundit, së bashku me gjyqtarin anësor të FIFA-s, Rejdi Avdo, kanë qenë të pranishëm edhe në derbin e fundit mes Tiranës dhe Partizanit, ku të kuqtë fituan edhe titullin kampion. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presin startin e kësaj ndeshje, pasi spektakli do jetë i garantuar. E gjithë Tirana i ka sot sytë nga “Stelman Stërmasi”. Dosja.al)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post E bujshme/ Aktivizoi një lojtar të dyshimtë, Liverpool rrezikon përjashtimin
Next post Përfshihet nga flakët kampi i refugjatëve, raportohet për viktima