Home Aktualitet Vallahi më të mirë se ai s’kemi ku gjejmë. Askush s’mund ta kishte rrënuar këtë vend më shpejt se ai…

Vallahi më të mirë se ai s’kemi ku gjejmë. Askush s’mund ta kishte rrënuar këtë vend më shpejt se ai…

nga Editor

Nga Pano Soko

E mori Shqipërinë me 2.9 milionë banorë, e çoi 2.4 milionë banorë.
E mori Shqipërinë me 35.500 foshnje të lindura në një vit, e çoi në 28.500 foshnje të lindura në një vit.
E mori Shqipërinë me 6 miliardë Euro borxh, e çoi me 13 miliardë Euro borxh.
E mori Shqipërinë me 200 milionë Euro konçesione, e çoi me 2 miliardë Euro konçesione.
E mori Shqipërinë me 450 milionë Euro detyrime të prapambetura, e çoi në 550 milionë Euro detyrime të prapambetura.
E mori Shqipërinë me të gjitha rrugët falas, ka vënë 1 autostrade me pagesë dhe po mendon të bëjë edhe 4 të tjera.
E mori Shqipërinë me 670 km superstradë/rrugë e gjerë, e çoi në 670 km superstradë/rrugë e gjerë.
E mori Shqipërinë kur shpenzohej për arsimin 2.8% e PBB-së, (premtoi ta çonte në 5%), e çoi 2.4%.
Etj.,etj..

Vallahi më të mirë se ai s’kemi ku gjejmë. Askush s’mund ta kishte rrënuar këtë vend më shpejt se ai..

Lajme te ngjashme