Home Aktualitet Marrëveshja mes Greqisë dhe Italisë për kufirin detar, një tjetër skandal që dëmton interesat shqiptare

Marrëveshja mes Greqisë dhe Italisë për kufirin detar, një tjetër skandal që dëmton interesat shqiptare

nga Editor

I vetmi vend që nuk ka asnjë strategji për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e burimeve të veta natyrore që gjënden në Zonat Eskluzive Ekonomike, territorit të saj detar është Shqipëria. I vetmi vend që nuk po reagon edhe kur e kafshojnë në shpinë është Shqipëria. I vetmi vend që akoma nuk ka dijeni që marrëveshja e sapo nënshkruar ndërmjet Ministrit Grek Dendias dhe homologut të tij Italian Di Maio në Athinë, për markimin e Detit Jon, ndërmejt vendeve të tyre, prek drejtë për drejtë sovranitetin dhe ujërat territoriale që i përkasin vetë asaj, është Shqipëria…

Arben Braçe
Arben Braçe

Nga Arben Braçe–Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Greqisë dhe Italisë, pak kohë më parë, për ndarjen e Detit Jon, ndërmjet dy anëtarëve të Bashkimit Europian, është një tjetër skandal në disfavor të interesave të Shqipërisë. Marrëveshja është zgjatje e marrëveshjes së vitit 1977 dhe i hap rrugë Greqisë dhe Italisë për të lëshuar licensa për kërkimin dhe shfrytëzimin e burimeve të hidrokarbureve në Detin Jon.Marrëveshja vjen në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, në të cilin kanë shpërthyer burimet natyrore. Ngjarjet e tashme me Turqinë vërtetojnë se rajoni është bërë një pikë e nxehtë energjie, ku vitet e fundit, janë të interesuar edhe shumë shtete të tjera sikurse Qipro, Izraeli, Egjypti, Italia etj dhe lufta për të siguruar një pjesë të këtyre burimeve në këto ujëra ka sjellë acarimin e situatës në rajon.I vetmi vend që nuk ka asnjë strategji për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e burimeve të veta natyrore që gjënden në Zonat Eskluzive Ekonomike, territorit të saj detar është Shqipëria. I vetmi vend që nuk po reagon edhe kur e kafshojnë në shpinë është Shqipëria. I vetmi vend që akoma nuk ka dijeni që marrëveshja e sapo nënshkruar ndërmjet Ministrit Grek Dendias dhe homologut të tij Italian Di Maio në Athinë, për markimin e Detit Jon, ndërmejt vendeve të tyre, prek drejtë për drejtë sovranitetin dhe ujërat territoriale që i përkasin vetë asaj, është Shqipëria, e cila për fat të keq gjendet në momentin më të vështirë të këtij tranzicioni tërkuzë, për të ruajtur pasurinë më të madhe; sovranitetin dhe territorin e saj, sepse përfaqësohet nga një qeveri, që edhe sikur të dojë ta mbrojë, nuk është në gjëndje ta bëjë, sepse tashmë është e kapur dhe ekstremisht e zënë me punët e korrupsionit dhe të ruajtjes së pushtetit personal.Edhe Turqia nënshkroi një marrëveshje të tillë me Libinë e cila u kritikua nga vetë Greqia si e pabazuar në aktet ndërkombëtare dhe nga krahu tjetër Greqia ka nxituar së tepërmi dhe ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me Egjiptin duke shpresuar, që megjithëse nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie, që ato të kthehen në precedentë dhe të ndikojnë në nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë edhe me Shqipërinë. I vetmi vend që qëndron indiferent në këtë betejë “Waterloo” që po zhvillohet në rajonin tonë, ku po ndahen edhe centrimetrat e detit dhe që nuk ndjen asgjë çfarë po ndodh, është Shqipëria.Marrëveshja e sapo nënshkruar ndërmjet Greqisë dhe Italisë pak kohë më parë për ndarjen e detit Jon, prek direkt ujërat territoriale shqiptare në një zonë shumë të rëndësishme dhe e bën Greqinë pjesë të ujërave territoriale të Kanalit të Otrantos. Duke qënë se në këtë territor përkojnë direkt interesat e të tre palëve, domosdoshmërisht marrëveshja në këtë rast duhet të kishte si palë edhe shtetin shqiptar, përfaqësuesit e të cilit ndodhen në gjumë leargjik dhe nuk po i zgjojnë as deklaratat e homologëve të huaj të cilët prononcohen me marëveshje për territorin tonë detar dhe askush nuk i shqetëson.Ndërkohë që direkt mbas nëshkrimit të marrëveshjes së jurdiksionit detar ndërmjet Ministrit të Jashtëm të Egjiptit Sameh Shoukry dhe atij grek Nikos Dendias në Kajro, marrëveshja u deklarua e pavlefshme për Ankaranë, duke raportuar në OKB, se zona e demarkuar në marrëveshje gjëndet në shelfin kontinental të Turqisë, pavarësisht se pala greke nëpërmjet Kryeministrit të saj Mitsotakis, pretendon se marrëveshja me Egjiptin është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, është një marrëveshje legjitime dhe që kënaq të dy vendet.Padyshim që hapi i parë që duhet të bëjë shteti shqiptar që në momentin e depozitimit të instrumentave nga pala greke dhe ajo italiane duhet të jëtë ai i mosnjohjes së kësaj marrëveshjeje, që prek interesat e vendit dhe menjëherë të shprehi rezervat e saj pranë OKB-së, duke e konsideruar një marrëveshje në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare detare.Në gjithë këtë zhvillim kaq të madh, që po ndodh në rajon për ndarjen e territoreve detare, nga ana e jonë nuk ka asnjë angazhim, aq sa mund të pandehësh me të drejtë që këtu kemi të bëjmë me njerez që vijnë nga fise të largëta të Amazonës dhe jo me njerez direk të interesuar dhe që po i zhvaten territore.Në deklaratat e Kryeministrit, por edhe të funksionarëve përgjegjës të MPJ paraqitet një situatë fantazmagorike që sikurse shkruan me të drejtë kritiku dhe historiani francez Taine, plot përcmim: ”Njerëz të lindur në moshën njëzet vjec, pa prindër, pa të kaluar, pa traditë, pa detyrime, pa atdhe, e që të mbledhur për herë të parë, do të diskutojnë për herë të parë në mes tyre” Pra me njerez që nuk jetojnë me realitetin dhe nuk ndjekin dot zhvillimet në rajon dhe në botë dhe për më tepër, nuk kanë as mundësinë dhe dëshirën, për të ruajtur sovranitetin, për të cilin na përfaqësojnë.Kryeministri paraqitet si një Kaligulë me njëmijë fytyra, që kur është në opozitë kërkon asprën në territorin sovran dhe kur është në pushtet, nuk është se bën indiferentin, apo të paditurin, por shumë më keq, favorizon dhe “legjitimon” lojën e kundërshtarit në këtë rast.Prandaj, kur fle arësyeja individuale, që i është besuar përfaqësimi, padyshim që duhet të jetë arësyeja kolektive ajo që duhet të vendosë.

Lajme te ngjashme