Home Aktualitet Socialistët “imunë” ndaj koronavirusit, me maska dhe pa maska grumbull në Elbasan

Socialistët “imunë” ndaj koronavirusit, me maska dhe pa maska grumbull në Elbasan

nga Editor

Dhe pse çdo ditë Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët për mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës si e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga infektimi me Covid-19, kur flitet për politikanët situata lë shumë për të dëshiruar.

Kjo u dëshmua edhe sot në Elbasan ku janë mbledhur deputetët socialistë.Para nisjes së mbledhjes së grupit, siç mund ta shikoni dhe në foto,  shumica e deputetëve të PS janë mbledhur grumbull, ca me maska e ca pa maska, në pritje të kryeministrit Edi Rama, që mbërriti më vonë.

Mbledhja e socialistëve hap dhe sezonin e ri politik dhe Rama pritet të janë porositë e tij për nisjen e fushatës elektorale.

Në fokus të takimit do të jetë Asambleja e PS, dhe se si ajo të zhvillohet në kushte pandemie.

Sot gjithashtu do të diskutohet organizimi i strukturave për zgjedhjet e ardhshme. Socialistët do të informohen edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Lajme te ngjashme