500 mijë paundë nga droga, dënohen me 24 vite burg 7 shqiptarë në Angli

Read Time:43 Second

7 shqiptarë u dënuan në Leeds të Anglisë për kultivim të lëndëve narkotike. Gjykata Mbretërore e Yorkshire dënoi në total me 24 vite e 3 muaj 7 shqiptarët, të cilëve iu gjetën në 5 banesë të marra me qera 347 vazo me kanabis dhe 529 fidanë për t’u mbjellë. Sipas të dhënave policore, vlera e kësaj sasie droge kap shifrën e 500 mijë £ (685 milionë lekë të vjetra). Respektivisht, 7 shqiptarët e dënuar janë: Metali Shehu, 29, vjeç u dënua me 3 vite burg. Blerim Trota, 34, vjeç u dënua me 4 vite e 3 muaj burg. Did Dida, 41 vjeç u dënua 1 vit e 6 muaj burg. Refik Duraku, 36, vjeç u dënua me 2 vite Rigert Papdeja, 21 vjeç, Ermijon Gjuta, 30 vjec dhe Ardit Gjuta, 21, vjec u dënuan respektivisht me 4 vite e 6 muaj burg.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post VOA: Debat i ashpër në SHBA për procesin hetimor ndaj Presidentit Trump
Next post Berisha: Xhelati i internimeve nderohet me titullin ‘qytetar nderi’ nga Tërmet Peçi