Home Aktualitet 14 vjet për të legalizuar shtëpinë, sorollatjet pa fund të qytetarëve

14 vjet për të legalizuar shtëpinë, sorollatjet pa fund të qytetarëve

nga Editor

Vladimir Salianji prej 14 vitesh endet në zyrat e Aluiznit dikur e më pas të Kadastrës për të legalizuar shtëpinë e tij. Dosja disa herë ka humbur zyrave ndërsa për emigrantin koha është e kufizuar për të nisur çdo gjë nga fillimi. Duket se çështja e pronave është një nga ngërçet më të mëdha e më të vështira për tu zgjidhur në Shqipëri.

Hekuran Balit nga fshati Trojas i Belshit, një pjesë të mirë të tokës ja mori rruga Cerrik-Belsh. Prej dy vitesh ai endet nëpër zyra për të marrë shpronësimin e tokës së tij dhe pasi ka humbur kaq shumë kohë, para dhe mund, duket se më në fund po merr atë që i takon.

Probleme disa dhjetëra vjeçare mbajnë çdo ditë qytetarët në dyert e kadastrës me shpresën e një zgjidhje. Me e vështirë situata paraqitet kur ka mbivendosje të pronave, disa herë shitje apo procese gjyqësore.

Lajme te ngjashme