Home Aktualitet Kastriot Islami: Zgjerimi me 12 milje prek Zonën Ekonomike të Shqipërisë

Kastriot Islami: Zgjerimi me 12 milje prek Zonën Ekonomike të Shqipërisë

nga Editor

Nga Kastriot Islami

  1. Kudo po shtrohen këto pyetje: 1) a e ka shitur Ramadetin? 2) Aështë veprim tradhëtie qëndrimi i Ramës për cështjen e kufirit detar me Greqinë? Përse Rama nuk tregon se cfarë ka vendosur apo është biseduar si me Cipras ashtu dhe me Mitsotaqis? Përse nuk flasin apo heshtin ekspertëte qetë e racionalë, mos vallë janë nën presion politik? Shumica e qytetarëve, për shkak të mungesës së transparencës dhe të mënyrës së vjetër, me batuta e kundërpërgjigje dhe me gjuhë të drunjtëe arrogancëtë kryeministrit ndaj pyetjeve të publikut, janë të prirur, të besojnë,fatkeqësisht,opinionin se “Rama po e shet detin”…Dhe ta cilësojnë në media e rrjetet sociale edhe “tradhëtar” ndërkohë që mbrojtja e tij me gjyshërit e stërgjyshërit jo vetëm, është qesharake dhe e turpshme, por vecse e përforcon përshtypjen e tyre

  1. Kjo cështje duke qënë shumëdelikate dhe e komplikuar, për më tepër në mungesë tëplotë të transparencës dhe të angazhimit zyrtar të ekspertëve të pavarur, po kthehet në një“debat” të zjarrtëpublik,ku marrin pjesë edhe ekspertë edhe jo ekspertë, racionalë e emocionalë, patriotë e nacionalistë. Debat që po mund të rezultojëme pasoja eventualisht të rënda për sovranitetin e stabilitetin e vëndit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë, në të tashmen e në të ardhmen e afërt. Prandaj duhet ndërhyrje e shpejtë dhe efikase.
  1. Në këto rrethana, duhet me urgjencë i) të bëhet transparenca e plotë e gjithckaje është bërëderi më sot, dhe nuk është bërë e do të duhej të ishte bërëderi më sot; ii) të angazhohen ekspertët më të mirë vëndas e ndoshta edhe të huaj, për të përgatitur zyrtarisht (fillimisht jo për debat publik) një raport të pavarur e profesional ekspertize dhe ndoshta edhe për të dhënë edhe këshilla se cfarë mund apo duhet të bëhet në të ardhmen aftashkurtër e aftamesme; iii) të angazhohen institucione, adekuate, eventualisht i vetmi i mbetur, Presidenti i Republikës, për të bërë transparencën me publikun dhe përcaktuar/angazhuar ekspertë të pavarur, vëndas e të huaj, që do të mund të hartonin një raport profesional, alternativ e të pavarur për këtë cështje e këto tja bënin me dije zyrtarisht qeverisë por më vonëedhe publikut; iv) të angazhohet e gjithë media, vecanërisht ajo e pavarur e investigative për të bërë transparencën me publikun se cfarëështë bërë deri më sot…
  1. Për shkak edhe të kësaj cështjeje, situata e brëndshme dhe rajonale, po zhvillohet me shpejtësi në drejtim shqetësues, në rrethanat e njëterri tëplotë informacioni në komunkimin me publikun; për më tepër që bëhet fjalë per një cështje shumë të rëndësishme për sovranitetin, sigurinë dhe stabiltetin e sotëm e të ardhshëm të vëndit e të rajonit, e për rrjedhojë qës’i përket vetem një qeverie kushdo qoftë ajo…dhe sado e angazhuar qoftë apo sado mbështetje gëzon..
  1. Situata e lidhur me këtë cështje po precipiton nërrethanat e një tensioni shumëtë lartë në rajon, deri në kërcënime për veprime ushtarake e luftë në mesdhe, ku janë përfshirë vendet e rajonit si dhe forca të rëndësishme kontinentale e globaledhe janë ngërthyer interesa të mëdha ekonomike e gjeoplitike, të vjetra e të reja…:
  1. Situata e lidhur me këtë cështje po përkeqësohet nërrethanat kur prej mëse 12 vjetesh ka nisur një proces për të miratuar një marrëveshje bazuar në konventat ndërkombëtare e në respekt të Kushtetutës së vëndit, mes Shqipërisë e Greqisë, qëende jo vetëm s’ka mbaruar apo më saktë s’ështëpërfunduar por mund të thuhet pa ndrojtje se është bllokuar për arsye që publiku i gjërë nuk u di plotësisht apo i njeh vetëm pjesërisht; ndërkohë që forcat politike, e madje edhe qeveritë e përkatëse, në Shqipëri e Greqi, duke akuzuar receprokisht njëra tjetrën deri për tradhëti, kanë lënë të kuptohet në publik, në rastin më të mirë, se ende nuk ështëarritur një zgjidhje uin-uin për të dy palët…që të mund të shangje kjo situatë e komplikuar…të paktën kjo duket më se e vërtetë për palën shqiptare.
  1. Pa u futur në detaje për të cilën duhen pyetur ekspertët më të mirë, vëndas e të huaj nëse kjo gjë do paraqitet e domosdoshme, por të pavarur e të ndershëm, kam krijuar përshtypjen (qofsha i gabuar) se në disa raste specifike, që lidhen edhe me rrethanat konkrete e realitetin konkret mes dy vendeve tona, se në këtë rast kompleks e shumëtë ndërlikuar, ekziston një e vërtetë objektive që ka të bëjë me ndërlidhjen e fuqishme mes zgjerimit tëhapsires detare deri në 12 milje,të parashikuar qartas në konventat ndërkombëtare, me madhesinë e zonës ekonomike dhe hapsirës ajrore përkatëse që i përket cdo vendi… Dhe nëse kjo ndërlidhje mes zgjerimit prej 12 milje (nga 6 milje që ka qënë deri më sot) do të ishte e vërtetë, atëhere mesa duket, pikërisht pas kësaj ndërlidhjeje fshihen/maskohen edhe interesat e fuqishme ekonomike e gjeopolitike për të tashmen e të ardhmen e afërt që favorizojnëGreqinë dhe defarizojnë vëndin tonë…Kjo gjë duhet ndricuar e sqaruar sa më shpejt!
  1. Nisur nga supozimi apo përshtypja ime (në të cilën nuk ngul dot këmbë përderisa kjo cështje i përket vetëm ekspertëve të pavarur e të ndershëm) i ndikimit të zgjerimit tëdistancës së famshme detare nga 6 në12 milje nga pala greke (natyrisht të deklaruar sipas konventës nga pala greke por të pakontestuar po sipas konventës nga pala shqiptare deri në arritjen e një marrëveshjeje) në përcaktimine zonës ekonomike për seicilin vend (gjë bëhet me negocim e marrëveshje), gjykoj se Shqipëria është e defavorizuar(sepse me të drejtë mendohet se në zonën ekonomike që “humbet” Shqipëria nga ky zgjerim prej 12 miljesh ndoshta fshihen pasuri të mëdha me vlera ekonomike dhe interesa gjeopolitike), sot e në të ardhmen, në rrethanat kur “deklaratat e kryeministrit grek e shqiptar” për cështjen e “12 miljeve” nuk do të kishin përballë një mendim të ekspertëve të pavarur për politikën dhe publikun shqiptar, për më tepër që të paktën publiku shqiptar është në kushtet e mungesës së një transparence minimale se cfarë realisht ka ndodhur prej 12 vjetësh lidhur me këtë cështje…
  1. Fatkeqësisht Rama po tenton si gjithnjë, për interesa të castit, të pushetit personal apo të ruajtjes së pushtetit të tij personal, me batuta qesharake, sjellje arrogante e deklarata të paërgjegjshme, duke vazhduar në mungesëtë plotë transparence, të mos thotë asgjë cfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe ti largohet të vërtetës dhe Akoma më keq zgjidhjes “fair” për të dy palët…Madje është kjo sjellje arrogante dhe e papërgjegjshme, por edhe disa veprime anësore të vjetra ao të reja, që kanë nxitur shumë individë, por jo vetëm, të deklarohen për tradhëti apo papërgjegjshmëri totale që duken në këto rrethana të vështira të parjashtoheshin…
  1. Është koha e ndoshta jemi me shumëvonëse qëpër këtë cështje komplekse e delikate të angazhohet ligjërisht, fuqimisht e me shpejtësi, Presidenti i Republikës për të siguruar, brënda kompetencave kushtetuese e në rrethanat kur mungon Gjykata Kushtetuese, angazhimin e një axhensie të specializuar apo edhe tëekspertëve më të mirë vëndas e të huaj për sqarimin e situatës por edhe për gjeneruar këshilla e mendime sesi mund të dilet nga kjo gjëndje… Askush nuk ka të drejtë të cënojë sovranitetit e vëndit përmes ndryshimit të kujfive por ndërkohë askush nuk duhet të lejohet të shkatërrojë fqinjësinë e mirë mes dy vëndeve… Po ashtu do të ishte me vlerë që këta ekspertë, krahas gjenerimit të opinoneve/këshillave për Presidentin, të merrnin pjesë në intervista apo debate transparente e profesionale mes tyre në mënyrë që publiku jo vetëm të sigurojë transparencn e duhur por edhe disa njohur të nevojshme.

Lajme te ngjashme