Home Aktualitet Kufiri detar me Greqinë/ Shpërthen Vasili: Rama ka thënë vetë se ka pasur marrëveshje thuajse të gatshme…

Kufiri detar me Greqinë/ Shpërthen Vasili: Rama ka thënë vetë se ka pasur marrëveshje thuajse të gatshme…

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për kufirin detar me Greqinë, tha se Edi Rama ka thënë vetë se ka pasur marrëveshje thuajse të gatshme.

“Ka pasur një marrëveshje të bërë thuajse gati këtë nuk e thotë as PD dhe as LSI, e ka thënë Edi Rama vetë se do e nënshkruante me Tsiprasin. Sot nuk ka grup negociator që punon, është një çetë e shkatërruar, ndërsa do të duhej të ishte grup negociator shumë të mirë. Edi Rama të kërkonte edhe ekspertizë ndërkombëtare.

Balla tha se nuk kemi grup negociator serioz. Përse nuk thonë që po marrëveshjen e kishim bërë gati ne. Nuk u informua publiku për marrëveshjen. Shqiptarët duan të dinë se përse nuk ka grup negociator të mirë? Edi Rama nuk guxoi që të japë dot përgjigje”, tha Vasili.

Më tej, Vasili theksoi se sot buxhetet familjare të shqiptarëve janë tronditur nga situata e paprecedentë ku ndodhemi.

“Janë mijëra biznese që po mbyllen dhe kjo mënyrë mund t’i bie çdokujt. Kjo sepse një person që ka biznes, në një sekondë, ia rrëmben  direkt. Ne e dimë se në Shqipëri, shumica jetojnë me rrogën e muajit dhe nuk ndodh si në Europën Perëndimore, ku familjet kanë pak “dhjamë” ta themi. Kjo gjë prodhon tension, sepse mijëra njerëz mund të revoltohen. Buxhetet familjare janë tronditur në mënyrë të ndjeshme”, deklaroi Vasili.

I pyetur se kur do të mblidhet Këshilli Politiik, Vasilii u shpreh se me siguri që do të zhvillojë mbledhje në fillim të shtatorit.

“Besoj se do të mblidhet në shtator, në fillim të muajit. Opozita nuk ka gjë për të diskutuar për koalicionet. Opozita ka qenë për hapje të listave. Ne jemi në një greminë ekonomike shumë të rëndë. Qeveria ka dështuar qëllimisht.

Qindra e mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës. Shumë çështje jemi detyruar t’i denoncojmë. Këta tundën dynjanë për çështjen e kufijve, tani nxjerrin këto që thonë. Njerëzit ta kuptojnë se sa hipokritë janë këta në qeverisje”, vlerësoi Vasili.

Po ashtu, Vasili tha se situata me koronavirusin është dramatike, me shtim rastesh e shtim varfërie e papunësie.

“Situata me koronavirusin është shumë e rëndë. Pasi ka filluar hapja, rastet janë shtuar 10-fish. Kjo nuk ka ndodhur asgjëkundi. Kemi situatë të rëndë për shkak tëkeq-menaxhimit. Pandemia nuk është objekt për të bërë propagandë qeveritare. Pandemia po jep shkatërrime në shumë plane, edhe çështja e papunësisë nga koronavirusi vjen”, u shpreh Vasili.

Petrit Vasili theksoi se LSI i ka motorët e ndezur edhe për zgjedhjet, ndërsa tha se situata paraqitet problematike.

“Në LSI gjithmonë kanë qenë me motorë të ndezur. Sigurisht që jemi me motor të ndezur. Ideja e përmbysjes së madhe është përmbytja e gjithë filozofisë, për të pasur një jetë më të mirë sot dhe nesër. Rama vetëm bën fasada e çon paratë atje dhe qytetarët ngelen pa bukë”, përmbylli Vasili.

Lajme te ngjashme