Home Aktualitet Qeveria malazeze në dorën e një shqiptari, me kë do të bashkojë forcat Dritan Abazoviç?

Qeveria malazeze në dorën e një shqiptari, me kë do të bashkojë forcat Dritan Abazoviç?

nga Editor

Me garën kaq të ngushtë këtë radhë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, u pa qartë se balancën e pushtetit tani mund të lëvizin më të vegjlit.

Fokusi u spostua ngadalë tek partitë shqiptare, duke e hedhur fuqishëm dritën e prozhektorëve edhe te një force politike e cila mund të ketë në dorë se nga do të anojë balanca E pushtetit. Kreu i saj, Dritan Abazoviç, e konsideron veten një “game changer”, dhe shprehet i bindur se partia e tij do të ketë shumë peshë në krijimin e ekzekutivit të ri. Pavarësisht prapashtesës së mbiemrit, Dritani është shqiptar, i vetmi që ka dalë hapur pro forcave opozitare, prej aleancës me të cilave pat siguruar dhe mandatin e ligjvënësit.

Në 2012-tën, u zgjodh deputet me partinë “Mali i Zi pozitiv”, nga e cila më vonë u largua për të krijuar lëvizjen qytetare “Ura”.

Rezultatin e votimeve të së dielës, ai e cilësoi përmes një postimi në rrjetet sociale si “ një fitore të sigurt të një Mali të Zi qytetar, evropian dhe ekologjik”. “Ju faleminderit që ecët bashkë me ne dhe që shkruam historinë ë artë të Malit të Zi. Lëreni të bjerë që të rifreskohet”, është mesazhi i tij.

Abazoviç, i shndërruar sot në lojtar kyç me katër mandatet e siguruara nga koalicioni i tij “Zi e Bardhë”, ka theksuar se do të kërkojë qeveri ekspertësh, por ka lënë të kuptohet se do të jetë e vështirë t’i bashkohet koalicionit të Gjukanovicit, të cilin e konsideron një kundërshtar të ashpër.

Sipas mandateve të fituara, Gjukanoviç me aleatët e tij, përfshirë 2 deputetët shqiptarë, dhe pakicat e tjera ka në total 40 deputetë, ndërsa blloku opozitar 41 deputetë.

Lajme te ngjashme