Home Aktualitet E ndihmoi apo e dëmtoi Edi Rama Gjukanovicin?

E ndihmoi apo e dëmtoi Edi Rama Gjukanovicin?

nga Editor

Nga Arben Malaj, ish-deputet i PS

Mesazhi i tij serbisht inspiroi forcat progresiste apo u be ushqim për rritjen e ndjenjave nacionaliste ne votime?

Edi Rama eshte i prekur rende nga deliri madheshtise.

Ne 2016, Rama tentoj te influenconte apo “percaktonte” fatin e zgjedhjeve presidenciale ne Amerike.

Kunder vullnetit te BE Rama punoj I pa lodhur qe te behej ri ndarje territoriale midis Serbise dhe Kosoves, cka mund te hapte kutine e Pandores ne Ballkan

Rama thekson se po shkelqen ne manaxhimin e krizes ne Bjellorusi, kur eshte thjeshte kryetari radhes se OSBE, por njekohesisht eshte kryeministri I nje vendi ne nje krize te rende politike aq sa Rilindja po bllokon celjen e negociatave me BE-ne.

Deshtimet e renda ne te gjitha keto raste mjaftojne te qartesohet se Rama jo vetem qe nuk kupton asgje nga politika e jashtme dhe gjeopolitika, por as nuk keshillohet me expertet e talentuar qe ka diplomacia dhe qarqet akademike shqiptare.

Tani qe gjithe ekspertet nderkombetare qartesojne se rezultati I dobet I Gjukanovicit vjen kryesisht per shkak te stilit te tij autoritar, tani qe zgjedhjet parlamentare 2021 do te ofrojne te njejtin fat edhe per Rames si kryeministrin e pa ditur dhe te pa pergjegjshem, si kryeministrin e vendit ku sundon korrupsioni pandemik dhe kapja e shtetit,

mbetet per tu pare nqs Rama do te rrit qendrimet e tij arrogante apo do te pranon fatin qe ja percaktoj vetvetes, fat qe permblidhet ne mencurine shqiptareve qe thote se “Cfare te mbjellesh, do te korresh”.

Lajme te ngjashme