Home Aktualitet Përkujtohen vuajtjet e mijëra heronjve në burgun e tmerrshëm të Burrelit

Përkujtohen vuajtjet e mijëra heronjve në burgun e tmerrshëm të Burrelit

nga Editor

Drejtues të Partisë Demorkratike, ish-deputetë dhe aktivistë në Mat përkujtuan vuajtjet e mijëra të dënuarve politikë nga regjimi komunsit i Enver Hoxhës.

Ish-deputetja Dhurata Çupi ka publikuar disa foto nga aktiviteti përkujtimor. Çupi shkruan në postimin e saj në Facerbook se, sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri dhe për demokraci.

“Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.
Nga Mati kujtuam vuajtjet e mijëra heronjve në burgun e tmerrshëm të Burrelit”, shkruan Çupi.

2 33
3 17


Lajme te ngjashme