Home Aktualitet Spahiu: Mijëra biznese të mbyllura dhe njerëz pa pune. Ky vend nuk po qeveristet

Spahiu: Mijëra biznese të mbyllura dhe njerëz pa pune. Ky vend nuk po qeveristet

nga Editor

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, deklaron se janë mbyllur 33 mijë biznese, të cilët kanë nxjerrë 57 mijë persona të papunë.

Për këtë, Spahiu akuzon kryeministrin Edi Rama, i cili nuk merret me zgjidhjen e krizës, por ulet të mësojë serbishten apo merret me kufijtë e fqinjëve.

Më tej, Spahiu shton se “Nuk mund të zgjidhësh kriza kur je i mbytur në korrupsion, kur e vetmja ekonomi që di të bësh është ajo e parave të pista”.

Reagimi i plotë i Spahiut në Facebook: 

A ndjen njeri që ky vend po qeveriset, pasi qeveri ka, padyshim!?

Mbyllen 33 mijë biznese, një e treta e tyre, duke nxjerrë të papunë 57 mijë persona dhe askush nuk flet, asgjë nuk thuhet.

Ashtu si dhe me pandeminë, që vetëm numërojnë të prekurit, ashtu dhe me çdo sektor, numërohen vetëm dëmet.

Asnjë analizë, asnjë incentivë, asnjë përpjekje për t’u përshtatur me krizën, madje pse jo, edhe përfituar nga ajo.

Nuk ka se si “të shkëlqesh” në kohë krize kur je i dështuar në kohë normale.

Nuk mund të zgjidhësh kriza kur je i mbytur në korrupsion, kur e vetmja ekonomi që di të bësh është ajo e parave të pista.

Nuk mund të zgjidhësh kriza kur në kulimin e saj Ti do të zgjidhësh kufinjtë me fqinjët.

Si mund të zgjidhësh kriza Ti kur në kulmin e saj duhet të ulesh e mësosh serbishten!?

Lajme te ngjashme