Home Aktualitet Rama e mbështeti publikisht dhe bëri thirrje serbisht ta votonin, pas shumë vitesh në pushtet Gjukanoviç del në opozitë

Rama e mbështeti publikisht dhe bëri thirrje serbisht ta votonin, pas shumë vitesh në pushtet Gjukanoviç del në opozitë

nga Editor

Milo Gjukanoviç që e udhëheq vendin që prej 1990-ës herë si kryeministër dhe herë si President tashmë me shumë gjasa do të jetë në opozitë. Sipas të dhënave paraprake që vijnë nga ky vend dhe kur janë numeruar mbi 80% e votave partia e tij ka siguruar vetëm 29 deputetë në parlamentin me 81 ulëse.

Koalicioni opozitar “Për të ardhmen e Malit të Zi” duket se deri tani ka mbi 28 deputetë, por atij pritet ti shtohen edhe 10 deputetet e partise pro-serbe.

Dy koalicionet shqiptare duket se i kanë siguruar 2 deputetë (nga vetëm 1 që kishin marrë në zgjedhjet e kaluara). Në bazë të ligjit shqiptarët kanë mundësi të marrin maksimumi 3 mandate. Pas daljes së rezultateve në Tuz shqiptarët kanë dalë të festojnë në rrugë.

Proserbët në Mal të Zi fitojnë zgjedhjet me ndihmën e partisë së Shqiptarit Abazoviç, që doli kundër Gjukanoviç. Ata janë pjesë e koalicionit me Frontin Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh pro-serbe dhe pro-ruse, që ka garuar brenda koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiq – një figurë jopartiake.

Koalicionet Shqiptare fitojnë 2 mandate. Kryesuesi i “Listës Shqiptare” Nik Gjeloshi tha në mesazhin e fitores se:

1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama me anë të nje video mesazhi bëri thirrje serbisht që te mbështetej dhe votohej partia e Gjukanoviç.

Lajme te ngjashme