Home Aktualitet Po rregullonin pompën e ujit në pus, babë e bir asfiksohen nga gazi në Vlorë

Po rregullonin pompën e ujit në pus, babë e bir asfiksohen nga gazi në Vlorë

nga Editor

Babë e bir në Vlorë mbetën të asfiksuar këtë pasdite pasi ishin futur në pusin e ujit për të rregulluar pompën e ujit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Roms.

55 vjeçari sëbashku me të birin 23 vjeçarin ishin në proces pune e sipër kur i ka zënë gazi brenda pusit.

Ata janë nxjerr nga familjarët dhe po transportohen  drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Heroi” i tyre ka qenë një fëmijë, i cili pasi i ka pikasur ka njoftuar familjarët e tjerë të cilët i kanë nxjerrë më ps me shkallë dhe litar.

Njëri prej tyre është transportuar drejt spitalit me maskë oksigjeni për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Lajme te ngjashme