Home Aktualitet 3 skenarët për shkollën/ Proces i rregullt, një javë po një javë jo në klasë dhe mësim online

3 skenarët për shkollën/ Proces i rregullt, një javë po një javë jo në klasë dhe mësim online

nga Editor

14 shtatori po afron. 3 skenarët e planifikuar nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor, mund të zbatohen në të njëjtën kohë. Varianti i parë është rikthimi në bankat e shkollës normalisht, duke respektuar masat antiCovid, plani i dytë është kombinimi i mësimit një javë në shkollë një javë në shtëpi dhe i tretë nëse situata e Covid-19 përkeqësohet shumë, mësimi do të zhvillohet vetëm online.

Për shkollat me numër të madh nxënësish mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minuta, ku në klasa nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Mësimi do të nisë për një grup në orën 8:00 e do të zgjasë deri në 10:45, ndërsa për grupin e fundit nis në 17:00 dhe mbaron në 19:45.

Referur udhëzimit, për shkollat që do të zhvillojnë mësim të kombinuar klasat do të ndahen në tek dhe çift si për shembull klasat 1-3-5-7-9 do të zhvillojnë javën e parë në mjediset e shkollës dhe javën e dytë online, ndërsa klasat çift 2-4-6-8 të kundërtën. Dhe nxënësit sipas këtij skenari do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë.

Po ashtu rekomandohet që prioritet të kenë nxënësit e klasave të para deri në klasat e pesta për të zhvilluar mësim paradite në klasa me orar të plotë. Ndërsa të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar dy javët e para të fillimit të shkollës do të zhvillojnë orë përsëritjeje për mësimin online që bënë gjatë periudhës mars-maj.

Lajme te ngjashme