Home Aktualitet Sherr për pronat mes kushërinjve në Ersekë, dajë e nip qëllohen më thikë

Sherr për pronat mes kushërinjve në Ersekë, dajë e nip qëllohen më thikë

nga Editor

Një konflikt për çështje pronësie  mes kushërinjsh ka agravuar në përplasje fizike ku janë përdorur edhe armë të ftohta si thika.

Ngjarja është regjistruar me datën 22 gusht në qendër të qytetit të Ersekës, ku  shtetasit Ibrahim Cacani, Bate Cacani, Hysmiane Cacani, dhe Ervis Toska janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasit Bledar Cacani dhe nipin e tij Valbon Agolli.

Bledar Cacani lidhur me këtë ngjarje ka kontaktuar Syri televizion ku ka theksuar se përveçse është dhunuar fizikisht  është goditur me thikë disa herë, në fytyrë dhe në shpinë, ndërsa shton se goditjeve të thikës nuk i ka shpëtuar as nipi i tij, Valbon Agolli.

Cacani akuzon policinë së për këtë ngjarje ndodhet në pranga vetëm një person, ndërsa ka akuza edhe për sistemin e drejtësisë që sipas tij do lirojnë agresorët.

Ai ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes për Syri Televizion:

“Unë Bledar Cacani dua të raportoj një krim që ka ndodhur në datë 22 Gusht rreth orës 18:30 nga 3 qytetar Amerikan dhe 1 Shqiptar, ne qytetin e Ersekës. Une, Bledar Cacani jam qëlluar me thike 7 here(4 prej të cilave janë mbas shpine, 1 në shpatull, 1 në krah dhe 1 sic duket në foto, nga fyti deri tek buza e qepur me 18 penj) nga njeri nga personat me shtetësi amerikane (Bate Cacani) në bashkëpunim me personat e tjerë (Ibrahim Cacani, i ati, Hysmiane Cacani, e motra, dhe Ervin Toska, bashkëshorti i Hysmianes).Në momentin e largimit me makine drejt spitalit te Ersekës pretendohet që është përplasur Hysmiane Cacani  nga ana ime por unë, Bledar Cacani nuk jam ne dijeni të këtij fakti si pasoje e humbjes se ndjenjave nga gjakderdhja. Gjithashtu është plagosur me thike mbas shpinë nga i njëjti person, afër shtyllës kurrizore, nipi im, Valbon Agolli”

Ndërkohë endë nuk ka një reagim për ngjarjen nga pala tjetër e përfshirë në konflikt, teksa në burg është vetëm shtetasi Bate Cacani.

Lajme te ngjashme