Home Aktualitet Pa punë e pa bukë për partinë!

Pa punë e pa bukë për partinë!

nga Editor

Nga Ilir Allkja

Nga fillimi i muajit nëntor 2013, qeveria e rilindjes përcaktoi disa rregulla të reja për ndërtimet në gjithë territorin e vendit dhe në 2014 vendosi një moratorium për ndalimin e të gjitha ndërtimeve .

Në shtator të 2014-ës takoj një pacient që kishte patur një brigadë ndertimesh.
Kishte disa muaj pa punë, dukej i mërzitur e i dëshpëruar.

Hë Ben, i them, e shikon çtë bëri rilindja që e votove me aq ngazëllim e shpresë …!

-O doktor, jam ca ngushtë, e po hyj në borxhe për të jetu, po 100 herë ma mirë kshtu, se sa me punë e me pare po me Salën kryeministër!
Të jetë Edi Rama kryeministër po s’po du asigjo tjetër!

-Bravo Ben, i them, je burrë i vërtetë !
Qëndro si burrë atëherë!

… në fakt këto njerëz janë baza e gjërë votuese e partisë socialiste!

Lajme te ngjashme