Home Aktualitet Sot zgjedhjet në Mal të Zi, Presidenti Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë. Partitë shqiptare garojnë në dy koalicione

Sot zgjedhjet në Mal të Zi, Presidenti Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë. Partitë shqiptare garojnë në dy koalicione

nga Editor

Sot në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, synon me ngulm ndërrimin e pushtetit.

Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës, raporton DW.

Ndërsa PDS i quan zgjedhjet vendimtare për mbrojtjen e sovranitetit të Malit të Zi nga nacionalizmi serbomadh dhe kisha ortodokse serbe, për opozitën ato janë vendimtare për mbrojten e kishave dhe vendeve të shenjta. Me ndihmën e kishës ortodokse serbe, koalicionet opozitare “Për ardhmërinë e Malit të Zi” dhe “Kombi ynë është paqja” synojnë të fitojnë mbështetës dhe të rrëzojnë, siç shprehen, diktaturën 30 vjeçare.

Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione. Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI,

Lajme te ngjashme