Home Aktualitet Kolonel Demiraj: Shqiptarët të votojnë Shqip, detyrë patriotike

Kolonel Demiraj: Shqiptarët të votojnë Shqip, detyrë patriotike

nga Editor

Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj përmes një komunikimi ka deklaruar se shqiptarët e Malit të Zi ndodhen përpara një sfide kombëtare me rastin e zgjedhjeve parlamentare.
Të nderuar bashkëkombas!

Të dielën më 30 datën gusht, shqiptarët e Malit të Zi ndodhen përpara një sfide kombëtare me rastin e zgjedhjeve parlamentare.

Sfidë kjo e rëndësihme kërkon organizim dhe pjesëmarrje, por më e rëndësishmja është që të gjithë Shqiptarët të votojnë Shqip.

Padyshim që këto votime nëse shkojmë të bashkuar do t’i bënte vëllezët tanë faktorë vendimmarrës dhe stabiliteti në Mal të Zi!

Gjithashtu, jam kundër thirrjeve për të votuar partitë malazeze, pasi asnjë parti deri më sot nuk i ka respektuar të drejtat e Shqiptarëve si duhet.

Prandaj ju bëj thirrje që shqiptarët të votojnë masivisht listat e kandidatëve nga Partitë Shqiptare!

Suksese dhe mbarësi.

D.D. Minnesota.

Lajme te ngjashme