Home Aktualitet Karabinierët ndërhyjnë për të shuar sherrin mes 30-vjeçarit dhe gruas së tij, por i zbulojnë kokainë dhe armë

Karabinierët ndërhyjnë për të shuar sherrin mes 30-vjeçarit dhe gruas së tij, por i zbulojnë kokainë dhe armë

nga Editor

Një 30- vjeçar shqiptar në Ravenna të Italisë është vënë në pranga nga policia për shkak se është kapur me drogë.

Sipas mediave italiane zbulimi i i shqiptarit ishte krejtësisht rastësi, pasi ata kishin shkuar pranë banesës së shqiptarit për një sherr që po bënte me gruan e tij.

Policia ndërhyri për të shuar grindjen e ashpër mes bashkëshortëve, por pas kontrollit të banesës shqiptarit iu zbuluan 285 gram kokainë dhe armë të vjedhur.

Po ashtu shqiptari kishte dhe 4 mijë e 400 euro të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm të cilat iu sekuestruan. Ai u dërgua në burgun e Ravennas dhe ndodhet në arrest me burg.

Lajme te ngjashme