Home Aktualitet Historiania shqiptare: Greqia synon të dalë deri në Karaburun!

Historiania shqiptare: Greqia synon të dalë deri në Karaburun!

nga Editor

Debati për çështjen e detit, ku Greqia kërkon zgjerimin me 12 milje në detin JON ka arritur kulmin në Shqipëri. Shumë detaje nuk janë bërë transparente ende dhe ka shumë dyshime se ku Greqia do të shtrihet.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe historiania Elena Kocaqi. Për Oranews ajo shprehet se synimet e Greqisë mbeten të pandryshuara për të dalë në deri në afërsi të Karaburunit. Kocaqi thotë se klasa politike shqiptare duhet të jetë me një zë dhe ti japë rëndësinë e duhur.

Ajo ka thënë:

Në lidhje me zgjerimin e Greqi në Jon drejt veriut këtu pastaj është problemi sepse kemi dhe ne zonën ekskluzive ekonomike në Jon e cila në këtë rast nga pretendimet greke vihet në rrezik për arsye sepse edhe në marrëveshjet e mëparshme Greqia ka ngulur këmbë të marrë një zonë shumë të madhe në veri të ishullit të Otonit që e nxjerr Greqinë afërsisht afër Karaburunit dhe për këtë arsye këtu duhet të ketë kujdes sepse është një pasuri ekonomike që u përket shqiptarëve.

Lajme te ngjashme