Home Aktualitet Vdekja e punëtorit të bashkisë, gjykata merr vendimin për inxhinierin e arrestuar në Berat

Vdekja e punëtorit të bashkisë, gjykata merr vendimin për inxhinierin e arrestuar në Berat

nga Editor

Gjykata e Beratit ka lënë prapa hekurave Inxhinierin e Pyjeve, Karafil Bregu.

Ai u arrestua nga policia pas vdekjes së 45 vjeçarit Shkëlqim Metkaj, i cili po priste disa pemë.

Burri ra nga vinçi dhe gjeti vdekjen. Bregu akuzohet se nuk ka marrë masat e duhura të sigurisë. Për këtë arsye, do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit për 30 ditë.

Avokati mbrojtës thotë se klienti i tij është arrestuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa shton se ai ishte në karantinë për shkak se kishte shfaqur shenja të infektimit nga koronavirusi dhe se ishte në pritje të rezultateve të tamponit.

Avokati paralajmëroi se do të apelonte vendimin.

Vdekja e punonjësit të Bashkisë, arrestohet inxhinieri. Policia jep detajet

Lajme te ngjashme