Home Aktualitet Tragjike/ Çifti shqiptar përplaset për vdekje nga automjeti luksoz në Amerikë (EMRAT+FOTO)

Tragjike/ Çifti shqiptar përplaset për vdekje nga automjeti luksoz në Amerikë (EMRAT+FOTO)

nga Editor

Një aksident i rëndë ka marrë jetën e një çifti shqiptar në New York, Amerikë. Burri i identifikuar si Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe gruaja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe po udhëtonin me makinë kur u përplasën nga një automjet luksoz.

Ngjarja e rëndë ndodhi në “George Washington” në New York ku cifti po udhëtonte me automjetin tip Honda CRV dhe u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.

Çifti jetonte prej vitesh jetonte në Bronx. Gruaja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa burri humbi jetën kur mbërriti në spital. Shoferi automjetit tjetër mori disa lëndime dhe ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen.

Lajme te ngjashme