Home Aktualitet EMRI/ Po kthehej për në shtëpi, ja sa milionë i vodhën mbrëmë kambistit në Prrenjas

EMRI/ Po kthehej për në shtëpi, ja sa milionë i vodhën mbrëmë kambistit në Prrenjas

nga Editor

Një kambist, i identifikuar si Bashkim Shegani u grabit mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në fshatin Katjel të Prrenjasit teksa po kthehej në shtëpi. Ishin tre autorë që i dolën para dhe i vodhën me dhunë 40 milionë  të vjetra dhe u larguan me motor.

Policia ka bërë të ditur se janë ngritur grupe kontrolli dhe janë shoqëruar 8 persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Prrenjas/ Informacion paraprak: Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në  idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.

Lajme te ngjashme