Home Aktualitet 12 milje në det të Greqisë, Henze: Personi Rama duket se nuk njeh më realitet

12 milje në det të Greqisë, Henze: Personi Rama duket se nuk njeh më realitet

nga Editor

Këshilltari ekonomik pranë grupimit më të madh politik në Gjermani, CDU, Martin Henze ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e kufirit detar me Greqinë gjatë replikave të shumta në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes rrjeteve sociale, Henze teksa shpërndan dhe deklaratën e kreut të Qeverisë shqiptare shprehet se personi Rama është një rast unikal i cili nuk njeh më realitetin.

Sipas tij, Rama është në të vërtetë është një rast për një ekzaminim mjekësor të aftësisë së gjendjes së tij për të vepruar.

“Personi Rama duket se nuk njeh më realitet, në të vërtetë është një rast për një ekzaminim mjekësor të aftësisë së gjendjes për të vepruar”, shprehet Martin Henze.

Lajme te ngjashme