Home Aktualitet Masat për COVID-19. Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë deri më 11 shtator

Masat për COVID-19. Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë deri më 11 shtator

nga Editor

Greqia ka shtyrë masat kufizuese ndaj COVID-19 duke përfshirë edhe kufijtë.

Referuar Skai.gr Edhe për 2 javë kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur, së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut, dhe do të lejohet të hyjnë vetëm kategoritë e paracaktuara me test tamponi negativ ndaj COVID-19 me vete si dhe aplikimin PFL.

Teksa përmendte këtë shtyrje mase, zv/ministri Nikos Hardalias nënkuptonte që dhe për 2 javë kufiri tokësor, detar dhe ajror Greqi- Shqipëri do të vijonte i mbyllur.
Ndërkohë sa i përket fluturimeve, edhe për kategoritë e caktuara të lejuara do të ketë kontrolle paraprake për gjendjen e tyre me apo pa COVID-19.

Lajme te ngjashme