Home Aktualitet Tedi Blushi tallet me Ballën: Lere kalemin, shtrëngo kallamin! Presidenti do respektojë vetëm Kushtetutën

Tedi Blushi tallet me Ballën: Lere kalemin, shtrëngo kallamin! Presidenti do respektojë vetëm Kushtetutën

nga Editor

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla për marrëveshjen me detin. Blushi risjellë dhe njëherë në vëmendje deklaratën e kreut të shtetit, i cili tha një ditë më parë se për paktin me Greqinë do të respektojë vetëm Kushtetutën.

Ndërsa nuk e kursen ironinë ndaj zyrtarit të PS-së duke i publikuar një foto ku Balla shfaqet duke peshkuar.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

“Mos u tallni me Tao Taon!

Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.

Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS.

Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.

Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao!

Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë!

Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!”.

Lajme te ngjashme