Home Aktualitet Rama replikon me Presidentin për kufirin detar: Kushtetuta jonë nuk ka punë me Greqinë

Rama replikon me Presidentin për kufirin detar: Kushtetuta jonë nuk ka punë me Greqinë

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratë së bërë dje nga kreu i shtetit, Ilir Meta lidhur me respektimin e Kushtetutës për paktin detar me Greqinë. Nga Vjena, në një konferencë për gazetarët shqiptarë, kreu i qeverisë tha se e drejta e Greqisë për të marrë 12 milje nuk ka punë me Kushtetutën e Shqipërisë.

 “Presidentin e dimë nuk ka nevojë të na e përsërisë, këtë e dimë, ajo që nuk dimë është që në radhë të parë presidenti duhet të informohet mirë e në vend se të thotë për çfarë është, të bëjë atë që duhet të bëjë, e të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë, që buron nga konventa ndërkombëtare e mos të hedhë fjalë. Se këtu për fat të mirë të Kushtetutës, Presidneti nuk ka lidhje fare, se nuk hyn Kushtetuta shqiptare në të drejtën e vendit fqinj. Si kanionet e Skraparit, ka shkëmbinj nga dy anë e në mes rrjedhë ujore, konventa u ka dhënë të dy shkëmbinjve të marrin nga ajo rrjedhë ujore, të marrin milje në mënyrë të barabartë. Presidenti të jetë shumë i qetë se nuk është rasti për të bërë rafting me kushtetutën dhe një çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mire”– tha Rama.

Një ditë më parë kreu i shtetit u shpreh se për paktin detar me Greqinë do të respektojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Lajme te ngjashme