Home Aktualitet Prof. As. Taulanda JUPI: Lërini të rinjtë të flasin! Sulmi ndaj Adrianit është shenjë e degradimit social

Prof. As. Taulanda JUPI: Lërini të rinjtë të flasin! Sulmi ndaj Adrianit është shenjë e degradimit social

nga Editor

Prof. As. Taulanda JUPI

Lërini të flasin!!!
Mos ua ndalni fjalën, mos ua ndalni guximin dhe nevojën për t’i parë gjërat ndryshe dhe për të menduar ndryshe!
Sulmi ndaj Adrianit është shenjë e degradimit social, ndalimit të fjalës e mendimit të lirë.
Mos ua bëni këtë të rinjve tanë, mjafton pasiguria dhe ëndrrat që u këputen çdo ditë.
🙏🏻Si nënë, si pedagoge, si qytetare që kam zgjedhur të jetoj dhe luftoj për një Shqipëri tjetër për ty dhe fëmijët e mi…
Jam me ty Adrian!

👏👏👏👏👏👏👏

Ja statusi i plotë i gjimnazistit Adrian Ahmati

Po shkruaj këtë status të veçantë nga të tjerët sepse lexoj që disa media portalesh të financuara, më sulmojnë duke shpifur se po flas per shkollën time Sami Frashërin.

Jam në vitin e tretë nxënës i gjimnazit Sami Frashëri nuk jam as kryetar forumesh sic shpifin,si gjithë shokët e shoqet e mia, të cilët janë nxënës shkolle dhe askush nuk ka të drejtë ti ndajë në bij demokratësh apo socialistësh.
Ne kemi një shqetësim dhe vetëm një: ku do të zhvillojmë shkollën pasi Samiu është shembur fill pas rikostruktimit dhe a do të dëmtohemi ne sepse ende s’kemi as godinë as informacion ku do vijojë mësimi.

Duke ngritur këtë shqetësim në publik, unë mendova që po them një të vërtetë e cila i shërben të gjithëve, shokëve dhe shoqeve të mia, mendoj që i kam shërbyer të gjithëve qofshin edhe demokratë edhe socialistë edhe çdo bindje tjetër.

Kam bindje që kështu mendojnë dhe shokët e mi të cilët më telefonuan dhe më falenderuan.

Pêr mediat e blera, unë si një gjimnazist që nuk dua ta lë Shqipërinë kam një mesazh të thjeshtë, nuk janë vetēm mungesat e infrastrukturës së shkollës apo puna e munguar që na bën të largohemi; është dhe modeli juaj i dhunës dhe i shpifjes që bën pis besimin se do kemi mundësi këtu.

Lajme te ngjashme