Home Aktualitet Petrit Vasili: Rama si pazarxhi kufijsh dhe tradhtia e tij për shitjen e Detit

Petrit Vasili: Rama si pazarxhi kufijsh dhe tradhtia e tij për shitjen e Detit

nga Editor

Nga Petrit Vasili

Rama si pazarxhi kufijsh dhe tradhtia e tij për shitjen e Detit!

Shqiptarët, në momente të tilla kur rreziku i shitjes së detit shqiptar është fakt, prisnin trasparencë nga Kryeministri.

Duke pasur në konsideratë se Rama është i deklaruar si pazarxhi kufijsh shqetësimi mbarëkombëtar natyrshëm bëhet eksploziv.

Poshtërsia e Kryeministrit, që llogarinë politike të vetes e vë përpara interesit të shqiptarëve u shfaq hapur edhe këtë herë.

Bazuar mbi ligësinë e injorancës së qellimshme, Kryeministri u paraqit pa asnjë skrupull si një avokat i shkëlqyer palës greke dhe kundër interesave të Shqipërisë, duke e kryer këtë detyrë më mirë, më i motivuar por edhe me i pakujdesshëm ne zellin e tij edhe se sa grekët vetë.

Kryeministri flet, jo më larg nga dje, për një gjoja Marrëveshje për Detin, që na qenkësh bërë gati e që ishte shumë e mirë por “armiku i brendshëm” ia pengoi.

KM- ja thotë:

“qysh se negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit.
Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujërave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin”.

Shqiptarët nuk dinë asgjë për këtë të ashtuquajtur Marrëveshje të re të fshehtë.

Ç’tradhti u ka mbajtur fshehur shqiptarëve Rama?

Pse gjithmonë lajmet shqiptarët i marrin nga deklaratat greke që nga Ministri i Jashtëm Kocias dikur e deri te Dendias sot?

Përse Ministri i Jashtëm Edi Rama nuk udhëheq grupin negociator për Marrëveshjen e Detit ndërkohë që kur vjen fjala për kryesimin e OSBE shkon me vrap?

A mos Deti i Shqipërisë është për Ramën vetëm plaçkë tregu ndërsa kryesimi i OSBE instrument farsë më i rëndësishëm?

Çfarë përmban Marrëveshja e Re e fshehtë për detin për të cilën flet Rama?

A mos në bazë të kesaj marrëveshje të fshehtë flet sot pala greke?

Ndërkohë që këto pyetje të rënda nuk marrin përgjigje, Prof.Ksenofon Krisafi dje tha:

“Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshëm që të mendosh se Greqia do ta shtrije gjerësinë e ujërave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim të Sarandës në 12 milje detare.
Së pari nuk ka hapesirë të mjaftueshme për këtë gjerësi. Se dyti, në bazë të nenit të lartpërmendur të Konventës për të drejtën e detit, këtë të drejtë e ka në të njëjten masë edhe Shqipëria. Sipas kësaj logjike të këtyre “specialistëve për gjithçka” nuk del llogaria, sepse grekët do të duhet të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës, kurse shqiptarët do të kapërcenin diku nga mesi i territorit tokësor të ishullit të Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.

Rama i ka tradhtuar shqiptarët dhe avokatia e tij e poshtër në mbështetje të deklaratave greke kontraston si nata me ditën me prononcimin profesional dhe atdhetar të Prof.Krisafit.

KM-ja si një shitës profesionist kufijsh, që nga Shqipëria e deti e deri në Kosovë nuk mungoi edhe këtë radhë, që tradhtinë e tij ta vendoste mes poshtërsisë dhe injorancës së qëllimshme.

Lajme te ngjashme