Home Aktualitet Jahti i presidentit kroat në takim privat me Ramën ishte i Titos

Jahti i presidentit kroat në takim privat me Ramën ishte i Titos

nga Editor

Sipas gazetes kroate Jutarni rezulton se jahti me të cilën Presidenti Kroat Zoran Milanoviç lundroi për në Shqipëri për të vizituar Kryeministrin shqiptar Edi Rama ka një histori shumë të pasur.

Ai është një jaht me motor “Učka” i cili ishte anije ekskluzive e Presidentit Jugosllav Josip Broz Tito. Jahti ka qënë fabrikuar në vitin 1963 në Korčula dhe që prej asaj kohe në bordin e saj kanë udhëtuar shumë personalitete. Për shembull, më këtë jaht kanë lundruar krerë të shteteve, të cilët njiheshin si anëtarë të Lëvizjes së vëneve të Paangazhuara gjatë Luftës së Ftohtë, si për shëmbull ish-presidentët egjiptianë Gamal Abdel Nasser dhe Anëar el-Sadat dhe udhëheqësi i Libisë Muammar al-Gaddafi. Ekziston edhe një video nga qyteti bregdetar kroat Brijuni në YouTube, ku udhëheqësi libian al-Gaddafi dhe gruaja e tij Aisha janë parë duke zbritur nga ky jaht duke u pritur nga Tito e gruaja e tij Jovanka me krahë të hapur. Përveç shtetarëve të fuqishëm, në këtë jaht kanë udhëtuar edhe personazhe të Hollivudit si Elizabeth Taylor dhe Sofia Loren. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë jahti është zhvendosur nga Marina Jugosllave në atë Kroate.

Që atëherë, jahti ka qenë në dispozicion të presidentëve kroatë; duke u përdorur nga Franjo Tuxhman, Ivo Josipovic dhe tani nga Zoran Milanovic. Dy vjet më parë, jahti “Učka” transportoi anëtarët e ekipit kombëtar të futbollit kroat që fituan medalien e argjendë në Kupën e Botës që u zhvillua Rusi.

Lajme te ngjashme