Home Aktualitet Rama: “Puthu me Milon!”.

Rama: “Puthu me Milon!”.

nga Editor

NGA DRITAN DEMIRAJ

Psikopatët politikë janë zakonisht simpatikë, karizmatikë, paranojakë, gënjeshtarë të vetdijshem shpesh sadistë dhe kanë një oreks të pakufishëm për pushtet.

Krye-Hajnia Ramses ka shenja të qarta të megalomanisë malinje psikopatike. Sa herë që servilat e qeverisë dhe partisë rreth tij i përkëdhelnin kërkesat e tij, e nxisin dhe e bëjnë të besojë se ai është shumë i fuqishëm.

Ramsesi është më pak i sigurt në pushtet sesa çdo ish-drejtues apo drejtues politik gjatë gjithë historisë poskomuniste shqiptare, për vetë shkeljet e vazhdueshme ligjore kushtetuese, pasi ai ligjin e konsideron vetëm si një udhëzues për t’u shkelur, modifikuar ose injoruar, qeverisjen diskretituese, korrupsionin dhe tradhëtitë kundër interesave kombëtare duke përdorur pushtetin e tij për të bërë qokat e rradhës ndaj armiqëve tanë historikë.

Ai arrin deri atje, sa interesat dhe identitetin kombëtar, t’a identifikojë me veten si një diktatoruc, ku prioritet për të janë vetëm interesat e tij personale, ekonomike e politike, pasi ankthi i transferimit të pasurisë të paligjshme është padyshim paranoja e të gjithë diktatorucëve. Dihet se “Frika është gjaku i jetës së një diktatori”.

Pas dështimeve të “vëllazërisë” me qeverisjen serbe, ku ish ministri më i zellshëm i Milosheviçit, Vuçiç do t’i linte një “shteg” kalimi për në lindje por misioni dështoi, kaloi për aleancë tek “mjeshtri” tjetêr Milo i Malit të Zi duke e përshëndetur madje dhe në gjuhën serbe!

Por të dashur bashkëatdhetarë të gjithe kemi dijeni për eksperincën që ka Milo me dhenien leje per të kaluar ne territorin e shtetit te tij te kriminelit Gruevski, por edhe disa çështje të tjera gjyqësore me drejtësinë italiane, siç duket ka marrë një ofertë të mirë edhe nga Ramsesi, të cilin së fundi e kanë kapur “ethet” e drejtësisë që së shpejti do të vendoset në Shqipëri.

Por, më duhet t’i kujtoj Ramsesit se populli ka një shprehje: “Puthu me Milon”, por jo me Milon e Malit të Zi se nuk do të të jepet mundësia, por vazhdo “puth” Milon në zgjedhjet e ardhshme se atje e ke katandisur PS-nê.

D.D. Washington D.C.

Lajme te ngjashme