Holanda s’tërhiqet nga “JO-ja” për Shqipërinë, ministri i Jashtëm: Negociatat, vetëm kur të plotësohen kushtet!

Read Time:59 Second

‘Parlamenti holandez nuk do të ndryshojë qëndrim për bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruajnë mediet holandeze, pas vendimit të Bundestagut gjerman për t’i hapur dritën jeshile anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim që pritet të vuloset më 17/18 tetor nga Këshilli Evropian.

Parlamenti holandez nuk do të ndryshojë qëndrim për bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruajnë mediet holandeze, pas vendimit të Bundestagut gjerman për t’i hapur dritën jeshile anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim që pritet të vuloset më 17/18 tetor nga Këshilli Evropian.

Më tej, media holandeze shkruan se “Muajin tjetër, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim duhet të jetë unanimisht. Me veton holandeze ende të vendosur, nuk ka gjasa që të hapen negociatat me Shqipërinë, ndërsa perspektivat për Maqedoninë e Veriut duken më shpresëdhënëse”.

Ndër të tjera, në shkrim thuhet se “Javën tjetër, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, do të udhëtojë drejt Holandës, për të marrë pjesë në një diskutim publik lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Eksodi, Floida Kërpaçi sjell dy raste konkrete
Next post Manjani: Të gjithë ngjajmë si të pandehur