Home Aktualitet Ngriti zërin për shembjen e ‘Samiut’, i riu ka një mesazh të fortë pas akuzave të Bashkisë

Ngriti zërin për shembjen e ‘Samiut’, i riu ka një mesazh të fortë pas akuzave të Bashkisë

nga Editor

Grida Duma denoncoi sot nga gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Tiranë aferën e Bashkisë Tiranë për shembjen e tij pak muaj pas rikonstruksionit, duke çuar dëm miliona euro.

Qeveria premtoi ndërtimin e tyre deri më shtator, por në Tiranë ky është një premtim i pambajtur, si në 10 bashkitë e tjera që pësuan dëme, duke detyruar nxënësit të bëjnë shkollë me 2-3 dhe 4 turne tani në kihë pandemie.

Por në vend që të përgjigjet për këtë gjendje kritike, qeveria përhap lajme të rreme, duke sulmuar nxënësit e ‘Sami Frashërit’, që ngritën zërin për situatën, bashkë me përfaqësuesen e PD, Grida Duma. Adrian Ahmati, është nxënës tek ‘Sami Frashëri’ dhe jo një i ri 30 vjeçar, Avzi Ahmati ‘i importuar’ nga ndonjë bashki tjetër, siç shkruajnë disa media të Bashkisë së Tiranës..

Adriani shprehu shqetësimin se ai, si mijëra të tjerë, nuk e di se ku do të shkojë në shkollë, si do ta zhvillojnë mësimin dhe pse ka mungesë informimi nga institucionet përgjegjëse. Në vend që t’u japë nxënësve informacionin e duhur, Bashkia e Tiranës fabrikon farsë e radhës. Dëftesa në foto tregon se Adriani, në krah të ish deputetes Grida Duma, është nxënës i Sami Frashërit.

***

Më poshtë edhe statusi i plotë i gjimnazistit, Adrian Ahmati.

Po shkruaj këtë status të veçantë nga të tjerët sepse lexoj që disa media portalesh të financuara, më sulmojnë duke shpifur se po flas për shkollën time Sami Frashërin.

Jam në vitin e tretë nxënës i gjimnazit Sami Frashëri, nuk jam as kryetar forumesh siç duan të shpifin, si gjithë shokët e shoqet e mia, të cilët janë nxënës shkolle dhe askush nuk ka të drejtë ti ndajë në bij demokratësh apo socialistësh.

Ne kemi një shqetësim dhe vetëm një: ku do të zhvillojmë shkollën pasi Samiu është shembur fill pas rikostruktimit dhe a do të dëmtohemi ne sepse ende s’kemi as godinë as informacion ku do vijojë mësimi.

Duke ngritur këtë shqetësim në publik, unë mendova që po them një të vërtetë e cila i shërben të gjithëve, shokëve dhe shoqeve të mia, mendoj që i kam shërbyer të gjithëve qofshin edhe demokratë edhe socialistë edhe çdo bindje tjetër.

Kam bindje që kështu mendojnë dhe shokët e mi të cilët më telefonuan dhe më falënderuan.

Për mediat e blera, unë si një gjimnazist që nuk dua ta lë Shqipërinë kam një mesazh të thjeshtë, nuk janë vetëm mungesat e infrastrukturës së shkollës apo puna e munguar që na bën të largohemi; është dhe modeli juaj i dhunës dhe i shpifjes që bën pis besimin se do të kemi mundësi këtu.

Lajme te ngjashme