Home Aktualitet PAKT EDHE ME DJALLIN PËR PUSHTETIN

PAKT EDHE ME DJALLIN PËR PUSHTETIN

nga Editor

Nga Gentian Çala

Mjafton të shikosh lëvizjet e Ramës në qasjen ndaj çështjeve rajonale dhe kupton se vendi që e bëri Kryeministër nuk ka aspak vlerë për të. Përfshirja në Kosovë për këmbimin e territoreve, minishengeni ballkanik, çështja e kufijve detare me Greqinë, përzierja pa takt në zgjedhjet e një fqinji sovran, janë disa prej atyre lëvizjeve që të bën të mendosh se ky personazh është i gatshëm të bëjë pakt me djallin vetëm për pushtetin e tij. Ai nuk bën asgjë për interesat e vendit, madje retorikën patriotike e përdor për tu dukur i tillë ose për tu mbrojtur nga kritikat e kundërshtarëve të tij politikë.

Njeriu që bëri pakt me krimin për pushtetin e tij, nuk mund të mos bëjë pakt me ata që nuk e duan Shqipërinë, nëse llogaritë i dalin se nga kjo mund të përfitojë politikisht. Mendja e pazarxhiut Rama funksionon brenda pazarit, nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël ndaj çështjes kombëtare. Për të, kufijtë janë thjesht vija të epshme që mund të spostohen nëse është e nevojshme. Rasti më flagrant duket se ishte ai i bisedimeve Kosovë-Serbi, ku protagonizmi i tij megjithëse u tentua të mbahej diskret, nga shumë të dhëna dhe veprime diplomatike apo politike nënkuptohej se ky ishte kumbari i një pakti që dëmtonte interesat tona kombëtare.

Ikja e Ramës duket jo vetëm një detyrë qytetare, por besoj edhe patriotike sepse përtej zullumeve në keqmenaxhimin e punëve të vendit, ai po shndërrohet në një personazh që mund të tregëtojë edhe interesat tona kombëtare. Të qenit “yes-man” ndaj të tjerëve kur cënohen interesat kombëtare (si në ngjarjen me Z.Haradinaj, e dëshmuar nga ky i fundit) e bëjnë Ramën liderin që është i gatshëm të shesë kur i duhet dinjitetin dhe interesat e kombit të tij. Mjafton të sillni ndërmend të gjitha detajet e përfshirjes së tij, shpesh herë groteske dhe kuptoni se për të vlen pushteti i tij. Sepse “misionari” Rama kishte pasur gjithmonë një mision të vetëm: marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.
Esadizmi i Ramës nuk i ngjan atij të Esad Pashë Toptanit, është më i kamufluar, por në raport me interesat e vendit ai është prapë i tillë!

Lajme te ngjashme