Home Aktualitet Baçi: Qindra naftëtarë presin marrjen e pagave, Rama i mashtron, nuk ka plan për vënien në punë të uzinës

Baçi: Qindra naftëtarë presin marrjen e pagave, Rama i mashtron, nuk ka plan për vënien në punë të uzinës

nga Editor

Punonjësit e uzinëssë Ballshit zhvilluan ditën e djeshme (26 gusht) protestë për mungesën e pagave dhe kërkuan rifillimin e punës.

Madje, ata u futën me forcë brenda ambienteve të uzinës.

Për ish-deputetin e PD Luan Baçi, janë qindra punonjës që kërkojnë pagat e tyre.

I ftuar në ‘Ora News’, Baçi tha se kryeministri Rama u ka garantuar marrjen e pagave dhe rifillimin e punës në uzinë, por kjo nuk ka ndodhur, dhe se qeveria i ka mashtruar.

Luan Baçi: ‘’Mundësitë që uzina të rivihet në punë janë por problem është se pronarët ndërrohen shpeshherë dhe qeveria nuk e di se çfarë plani ka për uzinën që po i sorollat këta punonjës, me muaj dhe vite të tëra, duke mos i dhënë pagat e tyre. Nuk kërkojnë dëmshpërblim, kërkojnë një punë të bërë. Paratë i kanë, t’i paguajnë. Janë me qindra punonjës që kërkojnë pagat e tyre. Denoncimet e tyre kanë qenë publike, kanë qenë protesta paqësore. Kryeminsitri Rama para pandemisë ka pasur dhe konferenca online me ta për tu mbushur mendjen, për tu garantuar pagat e tyre dhe vënien në punë të uzinës. Ishin të gjitha gënjeshtra, vazhdon e njëjta situatë.’’

Për Baçin, punonjësit janë nën presion të qeverisë, sepse pronarët që ndërrohen vazhdimisht, janë të deleguarit e e tyre.

Luan Baçi: ‘’Janë problematika shumë shqetësuese, të mprehta për komunitetin aty, për punonjësit që kanë vite që punojnë aty. Ata janë nën presion të vazhdueshëm të qeverisë. Pavarësisht se thuhet pronar, pronar, aty pronar është Edi Rama dhe shpura e tij, për arsye se administratorët, pronarët që ndërrohen shpeshherë, janë të deleguarit e qeverisë. Rafineria e Ballshit është një aset me vlera për atë zonë, ka shumë punonjës nga Ballshi, Fier dhe zona përqark.’’

Sipas tij, punonjësit nuk kanë marrë pagat prej muajsh, dhe se hynë brenda uzinës në shenjë proteste, pasi është pjesë, tokë, pronë dhe djersa e tyre.

Luan Baçi: ‘’Punonjësit janë në të drejtën e tyre sepse ka muaj që nuk kanë marrë pagat e tyre. Ka shumë kohë që ka fituar odiesa e vuajtjeve të tyre. Ata tashmë janë mobilizuar pa përjashtim, pa bindje politike. Rasti i fundit ishte kur kishin lënë një takim me një përfaqësues pronar të kompanisë, nga ata që ndërrohen vit pas viti. Duke u grumbulluar para uzinës, përfaqësuesi i tyre jo vetëm që nuk vjen në takim, por policia edhe ndërhyn duke ndaluar kryetarin e sindikatës e disa punonjës. Është pjesë e tyre, është tokë e tyre, është pronë e tyre, është djersë e tyre. Kërkojnë punën që kanë bërë ndër vite.’’

Baçi u shpreh se kryeministri Rama dhe qeveria e tij, vazhdojnë të mashtrojnë punonjësit në lidhje me takimet me përfaqësuesit e kompanisë.

Luan Baçi: ‘’Unë kam pasur kontakte të shpeshta me punonjësit. Duke më nisur sms, video të ndryshme të problemeve, për t’i bërë publike për tu ardhur sa më shumë në ndihmë banorëve. Nuk kam informacion, sot paradite kanë pasur një takim me disa nga përfaqësuesit te Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Nuk e di se deri ku kanë arritur, por jam i bindur se të gjitha këto janë mashtrime që u bëjnë historikisht që u bën qeveria e Edi Ramës këtyre punonjësve.’’

Lajme te ngjashme