Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh”, ku një mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri me iniciale E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Fierit pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.