Home Aktualitet PAA thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Bashkohuni, votoni kandidatët shqiptarë që duan stabilitet

PAA thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Bashkohuni, votoni kandidatët shqiptarë që duan stabilitet

nga Editor

Përmes një deklarate për mediat Partia Agrare Ambientaliste u bën thirrje publike shqiptarëve në Mal të Zi të unifikohen, bashkohen dhe përkushtohen për të votuar kandidatët shqiptarë që angazhohen për stabilitetin e Malit të Zi dhe paqen e prosperitetin në Ballkan.

“Liritë e tyre politike, ekonomike, kulturore dhe etnike mund të rriten, zgjerohen, mbrohen dhe garantohen më mirë, duke rritur peshën në përfaqësimin politik dhe kontributin pozitiv të shqiptarëve në Malin e Zi në perspektivën euro-atlantike të Malit të Zi.

Të drejtat e shqiptarëve duhet të garantohen jo nga individë të veçantë, por nga respektimi nga çdo lider dhe qeveri në Malin e Zi të kritereve të Kopenhagenit dhe të standarteve më të mira të demokracive funksionale.

Përlutjet për të votuar për një individ të caktuar kanë mentalitet jo demokratik dhe autoritarian.

Kontributi pozitiv i shqiptarëve në momente të vështira në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe kontributi i përhershëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkan janë vlera thelbësore të kombit shqiptar të cilat nuk duhet ti cënojë asnjë politikan që synon përfitime personale jo vetëm elektorale”,- thuhet në reagimin e PAA

Lajme te ngjashme