Home Aktualitet Diaspora kundër Ramës si negociator për krizën: Bjellorusia, Shqipëria dhe OSBE meritojnë më shumë

Diaspora kundër Ramës si negociator për krizën: Bjellorusia, Shqipëria dhe OSBE meritojnë më shumë

nga Editor

Lëvizja ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ kundërshton përfshirjen e kryeministrit Edi Rama si negociator për zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi.

Shqetësimin ia ka shprehur OSBE me anë të një letre, ku shkruan se  është e papërfytyrueshme që një kryeministër si Z. Edi Rama, me skandale e akuza të njëpasnjëshme në vendin e tij, për manipulim zgjedhjesh qendrore në 2017 e zhvillim zgjedhjesh lokale pa opozitë në 2019, uzurpim institucionesh, shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë duke shkelur një sërë ligjesh në fuqi, presion ndaj shtypit të lirë, etj. vendos të japë leksione demokracie për situatën në Bjellorusi.

‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ thekson se e vlerësojnë faktin që Shqipëria ka drejtimin e OSBE-së për 2020 dhe mendon se vendi ynë ka plot diplomatë karrierë me integritet që mund të përfshihen në këto bisedime.

“Përfshirja e Z. Rama në këtë proçes ndërmjetësimi nuk i bën nder as OSBE-së, as Bjellorusisë e as Shqipërisë. Përkundrazi, është një shembull negativ për popujt që luftojnë për të fuqizuar e promovuar vlerat demokratike europiane. Bjellorusia meriton më shumë, Shqipëria meriton më shumë, OSBE-ja meriton më shumë!”

Lajme te ngjashme