Home Aktualitet U shpërthen granata duke luajtur, humb jetën fëmija në Gramsh, plagoset tjetri

U shpërthen granata duke luajtur, humb jetën fëmija në Gramsh, plagoset tjetri

nga Editor

Dy fëmijë të mitur, 5 dhe 6 vjeç janë plagosur aksidentalisht duke luajtur me një granatë të vjetër, ku fatkeqësisht 6 vjeçari për shkak të plagëve të  marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Siman në Gramsh.

“Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës   së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.  Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital,  ndërsa shtetasi  A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme te ngjashme