Home Aktualitet Reagon ashpër Çollaku: Edi Rama, një palaço ballkanik që i jargavitet Gjukanoviçit…

Reagon ashpër Çollaku: Edi Rama, një palaço ballkanik që i jargavitet Gjukanoviçit…

nga Editor

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku i cilëson deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbështetje të Milo Gjukanoviçit në Malin e Zi, për të cilin falënderon madje edhe Zotin për ekzistencën e tij, një sjellje përtej dinjitetit, seriozitetit dhe protokollit shtetëror.

Përmes rrjeteve sociale ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme shprehet se Rama injoron apo mbase as nuk e di fare se në fakt pavarësia e Malit të Zi i dedikohet sjelljes e votës së shqiptarëve dhe faktorëve politike shqiptare në Mal të Zi.

Ndaj thotë ai, ajo ç’ka Rama ka bërë sot është thjesht sharlatanizëm.

Reagimi i Kreshnik Çollakut

Një palaço ballkanik.

———-

Mbështes pa asnjë rezervë shumë qëndrime strategjike të Milo Gjukanoviç në Mal të Zi, sidomos ato në raport me pavarësinë e sovranitetin e Malit të Zi nga Serbia, por mesazhi serbisht i Ramës, kryeministrit të Shqipërisë duke iu jargavitur dhe duke falënderuar Zotin që “Milo ekziston”,përveçse reflekton një padije të thellë të ngjarjeve e historisë së re ballkanike, është gjithashtu një sjellje përtej dinjitetit, seriozitetit dhe protokollit shtetëror.

Edhe nëse i referohemi Pavarësisë së Malit të Zi, Rama injoron apo mbase as nuk e di fare se në fakt pavarësia e Malit të Zi i dedikohet sjelljes e votës së shqiptarëve dhe faktorëve politike shqiptare në Mal të Zi.

Në fakt për Pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia, janë malazezët që duhet të falënderojnë Zotin “pse shqiptarët ekzistojnë”.

Ajo ç’ka Rama ka bërë sot është thjesht sharlatanizëm.

Edhe unë uroj e mbështes fitoren e Gjukanoviç. Por më vjen turp të shoh kryeministrin e Shqipërisë të jargavitet padinjitetshëm publikisht.

Kryeministri i Shqipërisë mund t’ia uronte fitoren Milo Gjukanoviçit, me më shumë dinjitet e seriozitet prej shtetari.

Jargavitja e futja e tepruar e hundëve në punët e të tjerëve nuk të bëjnë faktor rajonal, shumë gjase ka të të bëjnë #palaço!!!

Lajme te ngjashme