Home Aktualitet Allkja: Kryeministër që hesht për të vërtetat dhe çirret për propagandë !

Allkja: Kryeministër që hesht për të vërtetat dhe çirret për propagandë !

nga Editor

Ilir Allkja mjek.

Ti zotëri sot u shfaqe pa maskë sot në ambjentet e spitalit COVID-1 në QSUT, dhe kjo është një perdhosje e rregullave bazë të spitalit më të madh universitar në vend, QSUT “Nënë Tereza” !

Ne prisnim prej teje të kërkoje nje ndjesë publike për politikën tuaj shpopulluese, e cila nuk kurseu as mjekët e as infermierët!
Polikë anti-shqiptare, anti-popullore e anti-mjek!

Ne zoti kryeministër prisnim të pranoje se kishe qenë në ekstazë (jo prej substancash), që deklarove në muajin shkurt 2020 se Shqipëria nuk ka nevojë për mjekë!

Të gjithë prisnim të tërhiqje mbrapsht broçkullat që nxore në dhjetor 2018 se mjekët në Shqipëri paguheshin 5 here më mirë se në Gjermani.

Personalisht prisja një ndjesë për deklaratat e para 4 muajve, që ju e shpura juaj lançuat se gjoja situata në Shqipëri ishte 10 herë më mirë se sa në Gjermani!

Gjithë shqiptarët donin sot një pergjigje për nivelin katastrofal te infektimeve, shtrimet e shumta, vdekjet në rritje, kushte tej të vështira në spitale, braktisjen e qindra pacienteve nëpër shtepi pa ju rimbursuar asnje mjekim, çmimet e larta për testimet tek privati, mungesen e testimeve vullnetare në shtet, etj, etj.

Ti hesht, zoti kryeministër, ti hesht për të vertetat dhe çirresh për propagandë zoti kryeministër, sepse i tillë je, kryeministër pa veshë për të na dëgjuar, por me gojë të madhe për propagandë e për të ngrënë!

Sot na premtove rritje pagash, por megjithëse asnjë shifër konkrete, ky premtim i ngjan historisë së atij pronarit të stallës që pasi i vodhën kuajt, siguroi stallën!

Mbi 7 vite në pushtet me slloganin tuaj për gjoja shëndetësi falas, ne sot jemi në mes të vendeve afrikane , për nga buxheti për sistemin shendetesor, për nga shpenzimet në dollar per çdo shtetas, për numrin e mjekëve për 1000 banorë, etj.

Dhe e fundit zoti kryeministër, provo të paguash për ta ngjyrosur në mavi atë Raportin e Bankës Botërore, që e lexojnë të gjithë, madje edhe shqiptarët!
Propaganda juaj duhet të marrë doemos permasa ndërkombëtare zoti kryeministër, mos e humbisni rastin, sepse ai raport e nxin për faqe të zezë qeverisjen tuaj !

Lajme te ngjashme