Home Aktualitet Atentat dy të rinjve në Shkodër, Policia jep versionin zyrtar

Atentat dy të rinjve në Shkodër, Policia jep versionin zyrtar

nga Editor

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në Shkodër, aty ku ndaj dy të rinjve u bë një atentat. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kurim në spitalin e Shkodrës, pasi janë plagosur në këmbë.

Njoftimi i plotë

Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH. Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajme te ngjashme