Home Aktualitet Gjesti i jashtëzakonshëm! Çiklistët italianë, 1300 km për të falënderuar shqiptarët

Gjesti i jashtëzakonshëm! Çiklistët italianë, 1300 km për të falënderuar shqiptarët

nga Editor

Një grup çiklistësh italianë përshkuan 1300 kilometra për të falenderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë që mbërritën në Itali në fundmars, gjatë urgjencës së Covid-19. Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri Lani dhe koordinatori i komitetit tekniko-shkencor të qeverisë italiane për emergjencën Covid-19, Agostino Miozzo, (i pranishëm në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit si kreu i Mbrojtjes Civile Italiane), mirëpriti grupin e çiklistëve nga Conegliano Veneto.

Grupi i çiklistëve “Alè Azzurri” udhëtoi më shumë se 1300 km, duke u nisur nga Conegliano Veneto (qyteti i ish-trajnerit të ekipit kombëtar shqiptar, Gianni De Biasi). Grupi mbërriti në Ambasadën Shqiptare dhe falënderoi mjekët përmes videokonferencës për përkushtimin në spitalin e Breshias.

”Një takim emocionues dhe i përzemërt. Ne jemi miq të shkëlqyeshëm edhe në ditë të vështira. Një tjetër moment simbolik dhe i rëndësishëm që dëshmon për lidhjen midis vendeve dhe njerëzve tanë. Një det solidariteti dhe vëllazërimi na bashkon”, lexohet në postimin e Ambasadës së Shqipërisë në Itali

Lajme te ngjashme