Home Aktualitet Sërish trazira në Shkodër, dy të rinj plagosen pas një sherri

Sërish trazira në Shkodër, dy të rinj plagosen pas një sherri

nga Editor

Dy persona kanë mbërritur të plagosur në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Të rinjtë dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri në lagjen “Fermentim” të qytetit, pas një sherri me persona të tjerë.

Në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri Erison Gjeka dhe Ndue Pali, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.

Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.

Lajme te ngjashme