Home Aktualitet Rama është kthyer në barsaletë në kancelaritë europiane! Çollaku zbulon çfarë i kanë thënë diplomatët e huaj për kryeministrin…

Rama është kthyer në barsaletë në kancelaritë europiane! Çollaku zbulon çfarë i kanë thënë diplomatët e huaj për kryeministrin…

nga Editor

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një lidhje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka shprehur opinionet e tij në lidhje me krizën zgjedhore në Bjellorusi si dhe ndërhyrjen e Ramës si kryetar i radhës së OSBE-së. Çollaku shpreht se kontaktet që ai ka me diplomatët e huaj i kanë bërë të ditur se fakti që hajduti i votave në Shqipëri shkon të negociojë me hajdutin e votave në Bjellorusi, është kthyer në një barsaletë  në të gjitha kancelaritë europiane.

“Shpërthimi i krizës së fundit politike në Bjellorusi është një ngjarje e cila ka shokuar opinionin publik, por nuk është një ngjarje e re por është një krizë që zgjat prej dekade. Në krye të atij vendi qëndron një diktator manjak i pushtetit, një kukull e Rusisë, e mbrojtur gjithashtu nga Rusia. Problematika e shtypjes së të drejtave të njeriut, standarteve demokratike si dhe siguria e jetës së opozitës është një situatë e vazhdueshme me këtë personazh. Me sa duket kjo krizë ka ardhur në një kulm. Pamjet e Lukashenkos me automatik kundër opozitës është një pamje shokuese dhe tragjike, bota është e njohur me psikopatë të tillë të lidhur me pushtetin të cilët kanë të gjithë të njëjtin fund .

Pikërisht për zotin Rama do më lejoni ta them këtë gjë. Unë kam disa miq të mi, diplomatë të huaj që punojnë në strukturat e OSBE-së, jo shqiptar të huaj. Përfshirja e zotit Rama, të cilit për koiçidencë i bie të jetë drejtuesi i radhës së OSBE-së, si një negociator për të zgjidhur krizën zgjedhore në Bjellorusi, në thuajse të gjitha kancelaritë perëndimore, në ambientet e diplomatëve të OSBE-së është kthyer në një lloj barsalete. Pasi Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është njeriu i cili mes 15 kushteve të BE-së për hapjen e negociatave, ka të paktën 3 kushte të qarta që lidhen me vjedhjen e votave. Rasti i Edi Ramës, hajduti i votave në Shqipëri që shkon të negociojë me hajdutin e votave në Bjellorusi, është kthyer në një lloj barsalete në kancelaritë perëndimore”.- tha Çollaku.

Lajme te ngjashme