Home Aktualitet Dritan Kaba: Pas vizitës tek Dvorani,i duhej dhe një vizitë edhe një shëtitje me skaf dhe nja dy dreka e darka me Samirin!

Dritan Kaba: Pas vizitës tek Dvorani,i duhej dhe një vizitë edhe një shëtitje me skaf dhe nja dy dreka e darka me Samirin!

nga Editor
Gazetari Dritan Kaba  ka komentuar  pushimet re ambasadores amerikane  Yuri Kim në  resortin e Samir Manes. Gazetari   i kujton  qëndrimet e hapura të ambasadores   duke i kujtuar :

Pas vizites tek Dvorani, i paditur ne SPAK per shkelje te vullnetshme te ligjit, Kushtetutes dhe shperdorim detyre me nje varg funksionaresh te tjere, pas mbrojtjes qe i beri kreut te SPAK, ish hetues politik i komunizmit, pas twitterit per Hajnajn, e kapur ne shperdorim detyre, emerim i paligjshem ne detyre, pas darkes me Remziun, Ilven dhe grupin tjeter sorosian, pas intervistave vetem tek gazetaret e paguar nga Soros ose ish punonjes apo drejtues te fondacionit te tij, duhej edhe nje shetitje me skaf dhe nja dy dreka e darka me Samirin!

P.S. e si mund te bjere ne mend te shkruash per viktimat e diktatures komuniste, kur drekon me Samirin.
Nje falenderim i madh shkon edhe per Genc Sejko qe na e beri te mundur kete fakt dhe na e dhuroi kete foto.

***
Ne siguruam edhe fotot nga eksplorimi i Kim nëpër ujërat e kaltra të Jonit, ku siç shihet ajo shoqërohet nga disa persona, e mes tyre spikat edhe gazetari Blendi Fevziu. Eksplorimi i nisur dje, ka vijuar edhe sot deri në mesditë kur janë shkrepur edhe këto foto.

Blendi Fefziu dhe Yuri Kim

VLORË– S’mund të ishte rastësi… Ditën e djeshme, fotot e publikuara nga ambasadorja Yuri Kim dhe gazetari Blendi Fevziu ishin shkrepur nga i njëjti vend. Dhe kështu ka qenë në të vërtetë.Ne siguruam edhe fotot nga eksplorimi i Kim nëpër ujërat e kaltra të Jonit, ku siç shihet ajo shoqërohet nga disa persona, e mes tyre spikat edhe gazetari Blendi Fevziu. Eksplorimi i nisur dje, ka vijuar edhe sot deri në mesditë kur janë shkrepur edhe këto foto.

Pamjet vijnë nga Palasa, ku Kim, Fevziu dhe personat e tjerë kanë hipur në një skaf, i cili nuk dihet nëse është i marrë me qira apo është i një personi tjetër.

Mesa duket Fevziu, ka zgjedhur që të jetë ‘guida’ ekskluzive e ambasadores Kim. Ambasadorja Kim ka zgjedhur që të pushojë në Shqipëri. Prej ditësh ajo është vendosur në jug, ku ka nisur të promovojë natyrën shqiptare dhe njerëzit.

Lajme te ngjashme