Home Aktualitet Në 5 orë 2 të mbytur në Durrës

Në 5 orë 2 të mbytur në Durrës

nga Editor

Kjo e martë ka rezultuar tragjike për 2 pushues. Një grua 60-vjeçare dhe një djalë i ri 26-vjeçar janë mbytur në Durrës.

Mësohet se 60-vjeçarja me inicialet K.K nga Elbasani kishte shkuar për të pushuar te Shkëmbi i Kavajës. Paraditen e sotme, ajo kishte hyrë për t’u larë në det por nuk mundi që të dalë më e gjallë, pasi u mbyt.

Kurse i riu humbi jetën gjatë orëve të pasdites tek Gjiri i Lalëzit. 26-vjeçari i mbytur në det është identifikuar me inicialet Z.T.

”Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K, 60-vjeç, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T, 26-vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”.

Lajme te ngjashme